23.2 C
Pec
E shtunë, 18 Maj, 2024

Kurti fton në takim liderët e tre partive opozitare!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranverorë.

Në letrën të cilën Kurti ia ka dërguar kreut të LDK-së të premten (10 maj), Lumir Abdixhiku, bëhet e ditur se takimi është paraparë të mbahet të hënën më 13 maj në ora  18:30 në një nga hotelet e kryeqytetit.

Kurti thotë se arsyeja se pse e ka ftuar në takim kreun e LDK-së dhe shefin e Grupit Parlamentar, Arben Gashin, njejtë edhe drejtuesit e dy partive të tjera parlamentare PDK e AAK është për të diskutuar hapat për përmbushjen e agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranverorë.
“Unë jam i vetëdijshëm se subjekti juaj opozitar ka rezervat e veta për pjesëmarrje në procesin e votimit në Kuvendin e Republikës, por besoj pozitivisht se kjo nuk e parandalon pjesëmarrjen tuaj dhe diskutimin tonë të përbashkët për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror”, thuhet në letrën e Kurtit dërguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku./Njeshi&RADIO 1/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...