16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Kurti i bindur se Vetëvendosja do të kthehet në qeverisje të Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur se partia që udhëheq, Lëvizja Vetëvendosje, do të kthehet në qeverisje të Prizrenit.

Kurti i tha këto fjalë në takimin që e pati me të rinjtë e Prizrenit. Sipas komunikatës, Lëvizja Vetëvendosje pati 300 anëtarësime të reja në takimin e djeshëm.

Shefi i ekzekutivit ka përmendur rrugën Prizren – Tetovë e hekurudhën që e lidhë Prizrenin me Gjakovën e Shkodrën si dy projekte që do të ndihmojnë zhvillimit ekonomik të Prizrenit.

“Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen, dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike. Rruga Prizren-Tetovë, hekurudha që do e lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën janë dy prej projekteve në infrastrukturë që kemi filluar e që do të kontribuojnë si në lidhjen e shqiptarëve ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Prizrenit”, ka thënë Kurti, sipas komunikatës së LVV-së në Facebook.

Sipas Kurtit, anëtarësimet e larta po e dëshmojnë se LVV-ja do të kthehet në qeverisje të Prizrenit.

“Në Prizren kishim një shkëputje të shkurtër por po kthehemi dhe këtë e dëshmon anëtarësimi i lartë dhe i vazhdueshëm i qytetarëve në subjektin tonë. Prizreni frymon me Lëvizjen për këtë jemi garantues secili prej nesh dhe të gjithë ne së bashku”, ka theksuar ai.

Lëvizja Vetëvendosje e pati fituar Prizrenin në vitin 2017 me Mytaher Haskukën. Në zgjedhjet e fundit lokale, Haskuka u mposht në balotazh nga Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...