15.2 C
Pec
E premte, 2 Qershor, 2023

Kurti i dërgon letër urimi Ylfete Fanajt, për emërimin “Këshilltare Qeveritare” në Lucern të Zvicrës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi, kosovares Ylfete Fanaj me prejardhje nga Prizreni, e cila së fundmi u zgjodh Këshilltare Qeveritare në Lucern të Zvicrës.

Duke e cilësuar këtë si një arritje të jashtëzakonshme, kryeministri Kurti shtoi se posti që mban sot është i pari për një person me rrënjë nga Kosova dhe kështu shënohet edhe moment historik për komunitetin e shqiptarëve në Zvicër.

Kryeministri Kurti ka kërkuar nga znj. Fanaj që teksa i shton përgjegjësitë si Këshilltare e Qeverisë, ta kujtojë përherë se i mban me vete shpresat dhe aspiratat e Kosovës.

“Nuk kemi asnjë dyshim se do të nxirrni ekspertizën, përkushtimin dhe pasionin tuaj për t’i shërbyer qytetarëve të Lucernit me integritetin maksimal”, thuhet në letër.

Në letrën e tij drejtuar znj. Fanaj, kryeministri ka ftuar atë për një vizitë në Kosovë për të biseduar për bashkëpunim të mëtejshëm./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...