15.1 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Kurti i kundërpërgjigjet Abazit: Akuzat janë të pavërteta e të pasakta

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, e akuzoi kryeministrin Albin Kurti se e ka urdhëruar shkarkimin e tij nga udhëheqja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme.

Mirëpo, kryeministri Kurti i ka konsideruar të pavërteta dhe të pasakta këto akuza të Abazit.

“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta”, tha Kurti, raporton transmetuesi publik. “Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie”.

Sipas kreut të Qeverisë, i cili është edhe kryetar i LVV-së, ky subjekt politik është më i madhi dhe më demokratiku.

Kurti tha se çdo deputet ka mundësinë e diskutimit të hapur për të gjitha çështjet.

“Të gjitha çështjet i diskutojmë hapur në forumet tona dhe secili deputet i shpreh shqetësimet e veta, por unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publikë të dikujt tjetër”, tha kryeministri Albin Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...