5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Kurti i njofton përfaqësuesit e kompanisë MASDAR me përparësitë në investim që ofron vendi ynë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtorin për zhvillim të biznesit të kompanisë MASDAR nga Abu Dhabi, Ahmed Al Awadi, si dhe menaxherin e lartë për zhvillim, Serkan Atta.

Kompania MASDAR është kompani nga Abu Dhabi e cila është me renome botërore në fushën e energjisë së ripërtërishme, njoftojnë nga kryeministria.

Tutje bëhet e ditur se Kurti dhe anëtarët tjerë të kabinetit qeveritar në takim prezantuan përparësitë që vendi ynë ofron dhe mundësitë e investimit në Kosovë – veçanërisht në ndërtimin e kapaciteteve të reja të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përfshirë ato të planifikuara përmes pakos investive, ku parashihet ndërtimi i kapaciteteve prej 950 MW të energjisë së erës, diellit si dhe kapacitete akumuluese, e të cilat pritet të kapin vlerën investive prej 1.2 miliardë euro”.

Këto kapacitete kanë filluar me ankandin tonë të parë diellor 100 MW, procesi i ofertimit për të cilin është përmbyllur me sukses gjatë muajit janar”, thuhet në kumtesën për media./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...