27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Kurti i quajti “nomadë” ish-opozitën, Duda Balje: Shumë e morën si ofendim, unë jam mësuar më

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili në ditët e fundit ka përdorur termin “nomadë” për deputetët që nuk po marrin pjesë në votimin për konstituimin e Kuvendit.

Duda Balje thotë se tashmë është mësuar me gjuhë të tillë, derisa e pranon që shumë kolegë e kanë perceptuar si ofendim.

“Nuk e di me çfarë qëllimi, kam parë që shumica e deputetëve kanë marrë këtë si një lloj ofendimi. Unë jam mësuar dhe për mua nuk është diçka. Ndoshta ka qenë një moment kur ka qenë i revoltuar – edhe sot, 35 herë nuk është pak – por prapë se prapë besoj që kryeministri ka pasur një moment kur ka qenë më nervoz, edhe nuk po dua me besu se kështu ka menduar sinqertë,” tha Balje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...