12.1 C
Pec
E martë, 8 Tetor, 2024

Kurti i thotë Princit të Kuvajtit se Kosova ka rritje mesatare 6.2% – flasin edhe për investime kuvajtiane

Kryeministri  Albin Kurti u prit në Neë York nga Princi i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Khaled Al-Hamad Al Saba biseduan rreth fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit e rritjes së investimeve.

“Fillimisht, në emër të Republikës së Kosovës, kryeministri e falënderoi Kuvajtin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë. Në vijim, teksa u trajtua progresi që ka njohur Kosova në vitet e fundit, kryeministri përmendi indikatorët kryesorë të cilët pasqyrojnë zhvillimin ekonomik, si mesatarja prej 6.2% e rritjes ekonomike, e cila u përshëndet edhe nga Princi i Kuvajtit, duke e uruar vendin tonë për hapat zhvillimorë drejt avancimit ekonomik të vendit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua dhe mbi potencialin investues në vend dhe mundësinë e zgjerimit të investimeve të kompanive nga Kuvajti në Kosovë në fusha si energjia e ripërtëritshme, agrikultura e infrastruktura.

ZKM tha se Kurti i ftoi kompanitë kuvajtiane që të vijnë të investojnë e zgjerojnë fushëveprimtarinë e tyre edhe në Kosovë duke operuar në një ambient të sigurt të të bërit biznes, si dhe shtoi mundësinë e mbajtjes së një forumi investitorësh për bizneset në Kosovë.

Në këtë takim, Kurti shoqërohej nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Neë York, Blerim Reka./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...