1.6 C
Pec
E hënë, 11 Nëntor, 2024

Kurti i vlerëson si “të tepruara” kritikat e ndërkombëtarëve për veprimet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kritikat ndërkombëtare për trajtimin e qeverisë së tij ndaj pakicës serbe ishin “të tepruara”.

Kështu citohet të ketë deklaruar kryeministri Kurti për mediumin BNN Bloomberg.

Lëvizjet e Prishtinës për të mbyllur institucionet e mbështetura nga Serbia dhe për të ndaluar përdorimin e dinarit serb kanë nxitur paralajmërime nga SHBA dhe Bashkimi Evropian se veprimet mund të përbëjnë një kërcënim për paqen e brishtë në Ballkan.

“Ata janë shumë të shqetësuar”, tha Kurti për Bloomberg në një intervistë në Varshavë të mërkurën. “Sa herë që ndërmarrim veprime, ka zëra alarmues për përshkallëzimin e mundshëm, por ja ku jemi — Kosova është më e mirë se kurrë më parë”, citohet të ketë thënë Kurti në këtë intervistë.

Kurti mbrojti veprimet e tij si të nevojshme për të rivendosur ligjin dhe rendin në veriun e ndarë prej kohësh, shkruan mediumi.  Ai gjithashtu këmbënguli se hapat janë të nevojshëm drejt vendosjes së kontrollit mbi zonat me shumicë serbe dhe integrimit të plotë të tyre në sistemet ligjore dhe financiare të Kosovës.

“Përshtypja ime është se pikërisht për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv,” tha ai.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka akuzuar vazhdimisht Kurtin se po i bën presion komunitetit serb për t’u larguar nga Kosova. Ai kërkoi gjithashtu zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE sipas së cilës komunitetit serb i lejohet njëfarë autonomie.

Muajin e kaluar, Vuçiq i kërkoi qeverisë në Prishtinë që të mbajë zgjedhje lokale në komunat veriore. Ideja nuk është fillestare për Kurtin. Votimi në komunat veriore do të bëhet vetëm gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në vjeshtën e vitit të ardhshëm, tha ai.

 

 

“Vuçiq dështoi, dhe tani ai dëshiron që ne të paguajmë për dështimin e tij”, tha Kurti, duke shtuar se koha kur presidenti serb ka ndikim në punët e brendshme të Kosovës “ka kaluar prej kohësh”.

Për t’u kthyer në dialog, Kurti kërkoi nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur të vitit të kaluar pranë manastirit. Ai i kërkoi gjithashtu BE-së të ushtrojë më shumë presion mbi Beogradin për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Është dashur të ndodh dje”, ka thënë Kurti. “Unë besoj se është e mundur”, është shprehur ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...