5.4 C
Pec
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Kurti: Insistoj që marrëveshja e Brukselit të nënshkruhet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qëllimi i Beogradit është të flasë për dialogun me Kosovën pa u përmendur marrëveshja e dakorduar në Bruksel gjatë shkurtit të vitit të kaluar.

Në konferencën për media, Kurti ka thënë se ai do të vazhdojë të insistojë që kjo marrëveshje e dakorduar të nënshkruhet.

Sipas tij, marrëveshja nuk duhet të harrohet, edhe pse Beogradi tenton ta mohojë.

“Ne e kemi një marrëveshje nuk bën ta harrojmë atë, atë që duhet të bëhet është të respektohet ajo. Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur marrëveshja. Ajo çfarë insistoj unë është që të nënshkruhet ajo. Beogradi nuk mundet ta mohojë që kemi nënshkruar marrëveshje.  Kjo nënkupton dhe tërheqjen e  letrës së Bërnabiqit. Ne kërkojmë dhe dorëzimin e Radojqiqit dhe krimineleve tjerë që e vranë Afrim  Bunjakun”, ka thënë Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...