23 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Kurti inspekton prototipin e fluturakes luftarake Kizilelma në Turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar kompaninë turke, Baykar, e cila i prodhon dronët Bayraktar TB-2, disa prej të cilëve Kosova i bleu në verën e kaluar.

Kurti shkroi se Haluk, njëri nga vëllezërit Bayraktar, “mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë”.

Kurti tregoi se ka parë nga afër edhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot, Kizilelma.

“Baykar është kompani pioniere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë”, shkroi Kurti në Facebook.

“Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Aty pashë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma”, shtoi ai.

Kur Kosova i bleu dronët Bayraktar në verë, Kurti pati thënë se vendi ishte bërë më i sigurt. Pati treguar se oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin trajnuar tashmë për përdorimin e tyre./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...