19.1 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Kurti: Janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte

Kryeministri Albin Kurti dje në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizje Vetëvendosje foli edhe për ekonominë e vendit.

Ai ka thënë se janë dyfishuar dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte.

“Rritja ekonomike qëndron mesatarisht në 6.2% me 4% rritje vitin e kaluar, janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte dhe raporti mes eksportit dhe importit ka rënë nga 1:9 në 1:6”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i qeverisë tutje ka thënë se janë 420 mijë vende aktive të punës.

“Të hyrat tatimore janë rritur për 60% dhe kemi 420 mijë vende aktive të punës që është përmirësim për 20% krahasuar me vitin 2021; Vitin e kaluar u ekzekutuan 555 milionë euro në investime kapitale, që përbënë shifrën më të lartë ndonjëherë, ndërkaq që kemi borxhin publik më të ulët në Evropë”, tha Kurti, duke theksuar se këtë zhvillim e kemi shpërndarë në biznese dhe mundësi për qytetarë.” /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...