4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Kurti: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Prokurorinë me çka mundemi për zbardhjen e rastit Dehari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve tek varri i Astrit Deharit, ka folur për media për hetimin rreth vdekjes. Kurti ka thënë se deri më tani katër prokuror të cilët kanë qenë duke u marrë me rastin janë pensionuar dhe se tashmë hetimet po i vazhdon një prokuror i pestë.

Kurti ka thënë se si Lëvizje Vetëvendosje dhe si Qeveri e Kosovës janë të gatshëm ta ndihmojnë Prokurorinë me çka munden për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit.

“Jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm, të ndihmojmë me krejt çka mundemi e dimë, Prokurorinë e shtetit, për të sjell drejtësi për Astrit Deharin e familjen e tij”, ka thënë Kurti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...