30.9 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Kurti ka pritur në takim përfaqësues të DPS të Malit të Zi, partisë që deri vitin e kaluar udhëhiqej nga Milo Gjukakoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të martën përfaqësues nga Partia Demokratike e Socialistëve e Malit të Zi (DPS): Abaz Dizdarevic, nënkryetar i DPS-së, Aleksandra Vukoviq-Kuç, nënkryetare e DPS-së, dhe Andrija Nikoliq, kryetar i Klubit të Deputetëve të DPS-së.

Ky subjekt politik deri në vitin e kaluar drejtohej nga Milo Gjukanoviq, politikan që kishte udhëhequr shtetin e Malit të Zi për tri dekada.

Në takim u bisedua mbi vlerat euro-atlantike dhe parimet e social-demokracisë, bashkëpunimit dhe orientimit të ndarë së bashku për integrim në Bashkimin Evropian, dhe synimi i Kosovës që t’i bashkëngjitet dhe NATO-s, organizatë ku bën pjesë dhe Mali i Zi, ka transmetuar zyra e kryeministrit përmes një komunikate.

Kurti i falënderoi përfaqësuesit prezent të DPS-së për bashkëbisedimin, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve fqinjësore mes Kosovës dhe Malit të Zi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...