5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Kurti: Kem me jau pagu vjehrrat që jau këqyrin fëmijët

Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar dje për fushatë zgjedhore në qytetin e Pejës.

Gjatë ditës, ai vizitoi një lokal të tekstilit, ku u takua me gratë punëtore të këtij biznesi, të cilave ua bëri një premtim të ri.

Kurti u zotua se të gjitha grave, për fëmijët e të cilave përkujdesen gjyshet e gjyshërit, përkatësisht vjehrrit do të paguhen nga shteti.

“Të gjithë ju që keni fëmijë, e që për ta përkujdesen vjehrra, kemi me ua pagu vjehrrat”, premtoi Kurti, premtim ky që u përcoll me të qeshura e duartrokitje nga të pranishmet./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...