Kryetari i LVV-së dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën hyrëse të tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij ka folur edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kurti ka thënë se LVV-ja gëzon përkrahje të madhe qytetare dhe se do të synojë të arrijë edhe gjysmë milioni vota në zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithatë Kurti ka thënë se duhet pasur parasysh se në zgjedhjet e reja të gjitha partitë fillojnë nga pika zero dhe se duhet punuar për të arritur numrin e votave që VV kishte marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 e ndoshta edhe më shumë.
Kurti ka thënë se në zgjedhje do të shkojnë bashkë me GUXO dhe Alternativa dhe se synimi është të fitohet një shumicë e qëndrueshme.
“Në zgjedhjet e ardhshme fillojmë nga vija zero. Të gjithë duhet të punojmë t’i mbledhim rreth gjysmë milioni vota. Të mos llogarisim se i kemi ato vota të 14 shkurtit 2021. Të gjithë partitë fillojnë nga zero”, ka deklaruar Kurti./Njeshi/