19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Kurti: Kemi të gjitha kapacitetet për ti hequr barrikadat

Në konferencën për media pas mbledhjes së 116 të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti tha se KFOR-i javën e kaluar u ka kërkuar që t’u japin kohë për heqjen e barrikadave, dhe se siç tha ai është parë angazhim dhe vëmendje nga ana e tyre.

Kreu i ekzekutivit shtoi se më problem se barrikadat janë njerëzit e armatosur që qëndrojnë prapa tyre.

“Sa i përket barrikadave është e vërtetë që javën e kaluar ne na është kërkuar nga KFOR-t të japim më shumë kohë për heqjen e tyre, por unë jam optimist për këtë. Kemi parë vëmendje edhe angazhim të KFOR-it, por në të njëjtën kohë unë e ritheksoj që Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë kapacitetet për t’i hequr barrikadat që nuk janë barrikada civile që prapa tyre qëndrojnë njerëz të armatosur, që janë problem më i madh se barrikadat”, tha Kurti.

Kryeministri i vendit në konferencë për media tha se këto barrikada të vendosura në veri kanë mbështetjen politike nga Beogradi dhe financohen nga ta.

“Barrikadat e tilla janë vënë nga ata të cilët janë eksponentët të krimit të organizuar të cilët e kanë mbështetjen politike nga Beogradi dhe financimin prej andej”, tha Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...