3.8 C
Pec
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Kurti kërkon mbështetjen e Austrisë për anëtarësim në organizata

Gjatë qëndrimit në Poloni, në margjina të Forumit të Sigurisë të Varshavës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë Dr. Werner Fasslabend dhe ambasadorin e Austrisë në Poloni, Andreas Stadler.

Takimi i fundit me Dr. Fasslabend ishte zhvilluar në Vjenë dy vite më parë në kuadër të ngjarjeve e diskutimeve të organizuara nga Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë.

Palët diskutuan rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Ndërkaq Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare me seli e zyra qendrore në Vjenë, për çka dhe shprehu nevojën e mbështetjes së Austrisë.

“Duke i falënderuar për takimin dhe bisedën, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen edhe për kontributin e qendrave të studimit si Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, ku Dr. Werner Fasslabend ka shërbyer më herët edhe në funksionin e drejtorit të institutit. Kryeministri Kurti shoqërohej në këtë takim nga Shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...