15.8 C
Pec
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Kurti kërkon trysni nga bashkësia ndërkombëtare për hapjen e arkivave serbe

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Përmes një komunikate, bëhet e ditur se Kurti u ka bërë thirrje përsëri faktorëve ndërkombëtarë të bëjnë trysni mbi Beogradin që të hapet arkiva e Brigadës së motorizuar 37 të ushtrisë jugosllave.

“Ne po kërkojmë jo hapjen e arkivave thjesht në përgjithësi, atë doemos, mirëpo po kërkojmë edhe hapjen e një arkive fort specifike, është arkiva e Brigadës 37 të motorizuar të ushtrisë jugosllave”, tha kryeministri. Shumica dërmuese apo afër 94 përqind të atyre që u zhvarrosën dhe u kthyen si kufoma në vendlindje, kjo ndodhi në muajt e fundit të vitit 2000 dhe përgjatë vitit 2001, pra pas rrëzimit të Millosheviqit në Serbi, në varrezat masive në Batajnicë, Petrovo Selo edhe Peruçac. Në këto tri varreza masive gjithsej janë nxjerrur 900 shqiptarë, pleq, gra, fëmijë, 900 gjithsej. 744 në Batajnicë dhe 84 dhe 72 në Petrovo Selo edhe në Peruçac. Pastaj, nuk ka pasur zhvarrime të tjera, sepse nuk ka pasur gërmime dhe, në periudhën nga viti 2010 deri në 2021, në dy varreza tjera masive janë nxjerrur edhe 61 shqiptarë të tjerë, 54 në Rudnicë edhe 7 në Kizhevak”, thuhet në komunikatën e plotë.

Njëherit, Kurti ka potencuar se kurrë s’ka qenë prioritet më i lartë në Qeveri, sesa tani gërmimet vlerësuese, gërmimet në përgjithësi, trysnia mbi Beogradin dhe bashkëpunimi me faktorët ndërkombëtarë, aleatët e partnerët e Kosovës, të cilët i falënderoi për angazhimin e tyre.

Si rezultat i punës dhe angazhimit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, në krye të të cilit ndodhet Andin Hoti, por edhe angazhimit të organizatave e shoqatave të familjarëve, kanë filluar gërmimet në Kozhlje, i cili është një vend në Serbi, në Sanxhak, midis Tutinit edhe Novi Pazarit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...