6.9 C
Pec
E diel, 18 Maj, 2025

Kurti konfirmon përkrahjen për komunitetin rom, thekson angazhimin për barazi dhe mirëqenie

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të enjten mbrëma ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar në Prizren për nder të shënimit të 8 Prillit, Ditës së Romëve.

Sipas njoftimit Kurti ka konfirmuar përkrahjen për këtë komunitet.

“Data 8 prill është një datë krenarie për komunitetin rom. Gëzohem që jam këtu për të festuar bashkë me juve. Jam i lumtur që të konfirmoj nga këtu, në mesin tuaj, përkrahjen e qeverisë sonë dhe timen, ndaj komunitetit tuaj, që ka një trashëgimi të vjetër në shoqërinë tonë dhe kontribut të çmuar për shtetin tonë”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar angazhimin e përbashkët me pjesëtarë e përfaqësues të komunitetit rom për të rritur mundësitë për shkollim e arsimim, punësim e shëndetësi dhe mirëqenie.

Ka përmendur bursat e ndara për nxënës dhe studentë të komuniteteve jo shumicë, përfshirë atyre rom, pastaj mbështetjen për qendrat mësimore për fëmijë, sikurse edhe themelimin e Grupit Ndërinstitucional për Promovimin e Punësimit të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, dhe miratimin e Rregullores për Pranim në Shërbimin Civil për të mundësuar shpalljen e vendeve të punës për anëtarët e komuniteteve jo shumicë, në rast se një institucion nuk e ka plotësuar kuotën ligjore prej 10% për komunitetet jo shumicë.

Në të njëjtën kohë, sipas njoftimit të ZKM-së, ka ritheksuar përkushtimin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit rom.

“Ne angazhohemi çdo ditë për bashkëpunim edhe më të thellë për realizimin e synimeve të përbashkëta – për më shumë barazi dhe më shumë mirëqenie”, është shprehur Kurti, duke uruar Ditën e Romëve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...