16 C
Pec
E martë, 30 Maj, 2023

Kurti konfirmon takimin e radhës me Vuçiqin, pas atij të kryenegociatorëve Bislimi e Petkoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, do të mbahet pas takimit që priten të kenë kryenegociatorët e të dyja vendeve gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Fillimisht, konfirmoi Kurti, do të zhvillohet një takim mes kryenegociatorësh, e pastaj ai i nivelit të lartë.

“Ne do të takohemi në prill, fillimisht kryenegociatorët do të takohen e më pas niveli i lartë. Aty do të flasim për zbatimin e marrëveshjes”, tha Kurti.

Sipas kurtit, takimi i javës së ardhshme në nivel kryenegociatorësh ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes tashmë të dakorduar.

Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, është caktuar për të martën, 4 prill.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...