19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Kurti: Kosova në mbështetje të palëkundur të Ukrainës derisa ta fitojë luftën kundër Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën “X” me rastin e dy vjetori të invazionit rus në Ukrainë. Kurti ka thënë se si pasojë e këtij sulmi të Rusisë janë mbi 6 milionë refugjatë ukrainas jashtë Ukrainës, mijëra vdekje dhe shkatërrim masiv të shtëpive, jetëve e mjeteve të jetesës.

Kurti ka thënë se kërcënimi për sigurinë e Europës nuk ka mundur të ishte më i ashpër se kaq.

Kryeministri Kosovës ka thënë se përballë gjithë këtij agresioni, populli ukrainas ka rezistuar me sukses kundër Rusisë dhe përpjekjes së Putin për ta pushtuar Kievin.

Kurti ka thënë se Kosova i përshëndet ushtarët e Ukrainës dhe iu premton përkrahjen e palëkundur derisa fitorja të jetë e Ukrainës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...