4.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Kurti: Krahasuar me vitin 2021 ekonomia është rritur për rreth 30 për qind

Në konferencën vjetore të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, u shpalos mbështetja e bizneseve gjatë vitit 2024 dhe planet për vitin 2025.  Kryeministri Albin Kurti, duke folur për arritjet gjatë qeverisjes së tij, tha se krahasuar me vitin 2021, ekonomia vendëse është rritur për rreth 30 për qind. Sipas tij, gjithashtu ka përmirësim të ndjeshëm të raporteve eksport-import.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka mbajtur konferencën vjetore 2024 për progresin në mbështetjen e bizneseve gjatë vitit 2024 dhe planet për vitin 2025.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se gjatë këtij viti ka pasur rritje të zhvillimit ekonomik për 30% më shumë se vitin 2021.

“Ne jemi nisur nga parimet për qeverisje të mirë dhe vizionin që nënkupton qëndrueshmëri, mirëqenie, siguri dhe barazi. Së bashku me ju me punën dhe investimet tuaja, ne po e fuqizojmë ekonominë e vendit. E ardhshmja do të jetë më e qëndrueshme dhe më e begatë për të gjithë. Kemi dyfishim të eksporteve dhe përmirësim të ndjeshëm të raportit eksport-import. Kemi dyfishim të investimeve të huaja direkte. Mesatarja e investimeve të huaja për vitet 2021-2023 ishte 664.3 milionë euro. Në përgjithësi ekonomia e Kosovës është rritur dhe ky vit do të hyjë në historinë ekonomike si vit që kemi mbërritur 10 miliardshin e ekonomisë tonë. Sivjet krahasuar me vitin 2021 kemi një rritje të ekonomisë për rreth 30%”, deklaroi ai.

Kryeministri tha se gjatë muajve në vijim do t’i mbështesin bizneset në eksport, në mënyrë që të kenë sa më shumë qasje në tregun ndërkombëtar.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari u shpreh se Kosova me treguesit ekonomik në rritje është më mira në rajon.

Si sukses për vitin 2024, ajo e ndau edhe marrëveshjen me CEFTA-në dhe përfaqësimin e Kosovës pa UNMIK-un.

“Unë sot dua të ju njoftoj veç për arritjet që keni si zbatim i politikave industriale që zhvilluam së bashku me ju e me shoqatat e juaja industriale ku kjo politikë tashmë është e integruar edhe në planin e rritjes së Bashkimit Evropian… Kosova me treguesit e rritjes ekonomike është më e mira në rajon dhe kemi një obligim të madh përpara nesh sidomos integrimet evropiane që janë përmes masave e planeve të rritjes së Bashkimit Evropian, ku Kosova së bashku me sektorin privat pritet të kontribuojë më shumë në industrinë e gjelbër. Për të lehtësuar eksportet unë sot ju njoftoj se vendimet e fundit të Qeverisë morëm vendimin për marrjen e autorizimit të nënshkrimit të marrëveshjes CEFTA, ku kemi arritur marrëveshje për tregtimin e mallrave dhe shërbimeve sipas parimeve të marrëveshjes”, u shpreh Hajdari.

Zef Dedaj, drejtor i përgjithshëm i KIESA-s tha se rreth 500 biznese janë mbështetur nga ta.

“34 ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe 15 start up kanë përfituar në kuadër të grand skemës në vlerë 1.9 miliard euro. Afro 500 biznese janë mbështetur nga KIESA. Vlera totale e mbështetjes është 7.3 milionë euro. Në përfundim kemi Ligjin për Parqet Industriale. Të gjitha bizneset që kanë interesim në rritjen e kapaciteteve prodhuese mund të vendosen në këto parqe”, shtoi ai/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...