8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Kurti kryen homazhe te varri i deshmorëve Memë dhe Prend Zef Lleshit

Kryeministri i vendit Albin Kurti, bashkë me familjen Lleshi dhe me bashkëpunëtorë nga Gjakova, kanë bërë homazhe në fshatin Vraniq te varri i Memë dhe Prend Zef Lleshit me rastin e 25-vjetorit të rënies së tyre si dëshmorë.

“Aty prehen në varre të katër bijtë e familjes Lleshi, dëshmorë të kombit, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë në betejë të drejtpërdrejtë për lirinë e atdheut. Ata janë: Mark Lleshi, Kolë Gjon Lleshi, Memë Zef Lleshi dhe Prend Zef Lleshi. Mema dhe Prendi ranë dëshmorë 25 vite më parë, më 28 janar 1999, në luftime me forcat e Serbisë në Goden të Hasit, kurse Marku me Kolën qenë përjetësuar si dëshmorë më 7 gusht 1998, në luftimet që kanë marrë emrin beteja e Markalleshëve”, shkroi Kurti.

“Angazhimi dhe lufta totale e familjeve shqiptare sikur rasti i familjes Lleshi, e kanë shtruar rrugën nëpër të cilën është ecur deri te liria e Kosovës. E gjithë përpjekja dhe flijimi i dëshmorëve dhe martirëve të popullit shqiptar, është e monumentalizuar si sakrificë në themelet e Republikës së Kosovës, shtetit tonë që duam, që duhet dhe që po përpiqemi ta bëjmë çdo ditë e më të fortë!”.

“Lavdi dëshmorëve Memë, Prend, Mark dhe Kolë Lleshi, për luftën e tyre dhe jetën e dhënë për liri!”, shtoi kryeministri në Facebook.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...