Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot para gazetarëve ka thënë se sot Kosova ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të grupeve të armatosura të cilat po shtiren si protestues, e që siç tha ai në fakt ata janë banda kriminale në veriun e Kosovës që vendi duhet të çlirohet nga ta.
Kreu i Qeverisë tha se për këtë e kanë edhe mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot ne ndodhemi në një situatë të vështirë për shkak grupeve të armatosura të cilat shtiren si protestues, e në fakt janë banda kriminale në veriun e Kosovës prej të cilëve duhet të çlirohet Republika jonë demokratike por edhe komuniteti serb, dhe për këtë e kemi mbështetjen e ShBA-së”, tha Kurti.
I pari i Qeverisë ka folur edhe për kryetarët në katër komunat veriore, e që tha se ata janë legal si dhe kanë legjitimitet edhe pse jo të plotë dhe normal.
Kryeministri Kurti tha se ata duhet ta bëjnë punën në ndërtesat publike të komunës
“Unë besoj që kryetarët e zgjedhur ndonëse dalja në zgjedhje ka qenë e ulët, janë kryetarë legal të cilët kanë legjitimitet ndonëse jo të plotë dhe normal, përshkak të trysnisë së Serbisë që serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet. Tash ata kandidatë që kane garuar dhe fituar duhet ta bëjnë punën sepse për këtë paguhen, dhe vendi i punës se kryetarit duhet të jetë në ndërtesën publike të komunës, sepse ajo është e Republikës. Ka gjendje të jashtëzakonshme si ajo me Covid19, kur edhe ne nuk kemi qenë në vende të punes se nuk kishte as vaksina, por vendi i punës së kryetarit është në atë ndertesë dhe besoj që është mirë të jenë atje. Por, sërish është kryetari ai i cili ka marrë votat, dhe i marrin vendimet për të cilët gjykojnë kryetarët”, tha ai.
“Jam i bindur që kemi bërë krejt çfarë kemi mundur . I kemi shtyer zgjedhjet për kater muaj, së dyti i kemi mbajtur zgjedhjet dhe janë konsideruar legjitime edhe nga faktori nderkombetare, dhe se treti te gjithë e kanë pranuar rezultatin e këtij procesi zgjedhor dhe se katërti, ne kemi pranuar që të mos ketë kurrfarë festë për fitore në ato zgjedhje, por tani duhet të filloj puna. Ministria i paguan njerëzit për punën që bëjnë. Nuk mundemi poashtu të krijojme struktura parale jashtë objekteve zyrtare”, shtoi ai.
“Besoj që kryetaret e komunave duhet të jenë në ndertesat dhe zyret e kryetarëve të komunave, nuk ka nevojë për paralelizma, kemi nevojë për normalitet. Cili eshte kuptimi që kemi ndërtesa dhe ato nuk shfrytëzohen dhe e fundit. Unë mund ta paramendoj zvogëlimin e Policisë se Kosovës në ndërtesat e komunave kur do të largohen këto banda kriminale të nacionalizimit e shovinismit ekstrem të cilët e adhurojne Millosheviqin e Putinin, ose të shkojnë në Serbi ose në burg, mirëpo nuk ka mundësi që ne mos t’i mbrojmë asetet dhe ndërtesat e Republikes nga bandat e këtij vendi. Kur ato të largohen ose mbyllen ne do të mund ta zvogëlojme numrin e policëve”, tha ai./Njeshi/