4.3 C
Pec
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Kurti: Kujdesemi të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendin tonë

Kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren dhe njëherësh ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë qëndrimit në Oslo kanë mbajtur një takim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë atje.

I pari i ekzekutivit ka thënë se mërgata gjithmonë ka qenë ura që lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë.

“E ne po kujdesemi që të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendit tonë. Sinergji, që e forcon bashkëpunimin tonë por edhe më e rëndësishmja, kontribuon në zhvillimin dhe progresin e vendit”, ka shkruar Kurti në Facebook, teksa ka publikuar pamje nga tubimi me bashkëatdhetarët./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...