Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Leotrim Ahmetin dhe Xufe Ahmetin, dy fëmijë që humbën jetën tragjikisht gjatë luftës së Kosovës.
Kurti ndau një histori prekëse nga sulmet serbe në fshatin Rezallë të Skenderajt më 11 shtator 1998, kur familja Ahmeti dhe shumë të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve me minahedhës.
Në postimin e tij, Kryeministri përshkroi momentet e tmerrshme të asaj dite, kur Leotrim Ahmeti, vetëm 7 vjeç, u plagos rëndë nga shpërthimi, bashkë me shoqen e tij të klasës, Xufe Ahmetin.
Kurti, duke përkujtuar sakrificën e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, theksoi rëndësinë e vazhdimit të rrugës drejt drejtësisë dhe paqes, për të siguruar që të gjithë fëmijët e Kosovës të mund të jetojnë të lirë, pa frikën e luftës.
“Sakrifica e tyre na kujton se sa i lartë është çmimi i lirisë sonë. Lavdi!” – përfundon postimi Kurtit./Njeshi/