21 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Kurti kujton Skënderbeun në 620-vjetorin e lindjes: Hero për së gjalli, hero për të gjitha kohërat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar 620-vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të mëdha ushtarake dhe politike të Evropës mesjetare dhe si shtyllë themelore të identitetit kombëtar shqiptar.

“Në Ditën e Shën Gjergjit, me shumë gjasë në një ditë si kjo, ka lindur Gjergj Kastrioti. Emri i tij na bën të besojmë se është pagëzuar sipas kësaj dite të rëndësishme në traditën mesjetare të krishterë,” ka shkruar Kurti në një postim publik.

Duke theksuar origjinën fisnike të Skënderbeut nga familja e Kastriotëve, Kurti e ka vlerësuar atë si prijës të një kryengritjeje që për një çerekshekulli sfidoi Perandorinë Osmane dhe frymëzoi breza me shembullin e luftës për liri, atdhe dhe bashkim politik.

Në postim, Kurti ka shpërndarë edhe një portret të realizuar më 1533 nga artisti gjerman Hans Weiditz, gravurë kjo që ilustronte botimin e parë në gjuhën gjermane të biografisë për Skënderbeun, shkruar nga Marin Barleti.

“Skënderbeu është shqiptari për të cilin është shkruar më së shumti në histori, dhe një ndër personalitetet më të përmendura në përgjithësi,” thekson Kurti, duke shtuar se ai ka qenë “hero për së gjalli” dhe do të mbetet heroi kombëtar i shqiptarëve në të gjitha kohërat.

“U kujtoftë dhe u nderoftë me lavdi Skënderbeu ndër breza!” përmbyll ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...