25.5 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Kurti: Lidhjet e Kosovës me Zvicrën janë të fuqishme, mërgata është ura që na lidhë

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me delegacionin e udhëhequr nga ai, pjesë e së cilës ishin dhe dy miq të Kosovës, bashkëkryetarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, Cédric Ëermuth dhe Marc Jost.

“Lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme dhe karakterizohen veçanërisht nga bashkëpunimi në aspektin ekonomiko-kulturor. Mërgata atje, është ura që jo vetëm që na lidhë me shoqërinë zvicerane, por edhe që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se e ka falënderuar shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë e vullnetin për lidhje edhe më të forta e të ngushta ndërmjet dy vendeve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...