Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se me Serbinë është arritur pajtimi publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë.
Ai tha se në marrëveshjen bazë është njohje e ndërsjellë de-facto.
“Kjo është njohje de-facto në mes Kosovës e Serbisë. Sot mund të themi që e kemi edhe aneksin e zbatimit përcjellës, por i ikën nënshkrimit të marrëveshjes bazë, e i ikën edhe nënshkrimit të aneksit”, është shprehur Kurti.
Megjithatë, kur u pyet rreth pikës së shtatë të aneksit, ai pohoi që do të ndodhë një gjë e tillë.
Pra, në parim një paradoks brenda një deklarate, ku shefi i ekzekutivit kosovar shtoi se bashkë me BE-në, brenda pak ditësh do t’i fillojnë diskutimet për vetëmenaxhimin e serbëve, por s’dha arsye pse gjashtë pikat e para injorohen para asaj të shtatës.
Tutje, ai tha se i takon BE-së që të gjejë mekanizmin për ta bërë këtë marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme.
Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në faqen e BE-së dhe aty do ta lexoni e kuptoni edhe çka ka edhe çka s’ka”, është shprehur Kurti./Njeshi/