15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Kurti: Mbi 300 shtetas të Kosovës janë ndaluar arbitrarisht në kufij, Serbia po hakmerret për Këshillin e Evropës

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar hakmarrje të Serbisë për votimin në Asamble të Këshillit të Evropës, ndalimin e shtetasve të Kosovës në pikëkalimet kufitare të Serbisë.

Kurti në një reagim në “X” tha se që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas kosovarë – përfshirë fëmijë janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet.

Kjo tha Kurti është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...