4.9 C
Pec
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Kurti mbledhë nesër ministrat, pritet formimi i Komisionit për Ujin e destinuar për konsum njerëzor!

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit, mbledhja do të fillojë nga ora 08:30 minuta.

Në rend të ditës janë gjithsej 11 pika.

Në mbledhjen e nesërme të Qeverisë do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Draftit të Raportit nëntë (9) mujor të Buxhetit për vitin 2023 dhe po ashtu shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e rritjes së kufirit të kategorisë së shpenzimeve “Rezerva” me rastin e pranimit të fondeve nga Banka Botëror.

Pikë me rëndësi do të jetë formimi i Komisionit për Ujin e destinuar për konsum njerëzor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...