25.7 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Kurti mbledhë sot ministrat, ky është rendi i ditës

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen radhës. Në rend dite në mbledhjen e sotme janë 16 pika.

Do të shqyrtohet nisma, për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime sociale, me qeverinë e Turqisë.

Po ashtu qeveria do të shqyrtojë projektligjin për Ratifikimin e Amandamendtimit nr.2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe projekt-rregullorja e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu do të bëhet shqyrtimi i Darftit të Raportit për Vlerësimin ex-Post të Ligjit për Kundërvajtje.

Ndër të tjera, Qeveria do të shqyrtojë propozim-vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rural.

Në rend të ditës së mbledhjes së nesërme të Qeverisë është edhe shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ndarje të mjeteve buxhetore për realizimin e projketit përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Komebeve të Bashkuara.

Qeveria gjithashtu do të shqyrtojë propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për “The Kosova American Fund” me qëllim të propovimit të vendit.

Qeveria si pikë të rendit të ditës e ka edhe shqyrtimin e propozim vendimit për shpërbërjen vullnetare të Ndë

Mbledhja do të nisë në ora 10:00. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...