18.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Këshilli i Sigurisë së Kosovës i drejtuar nga kryeministri Albin Kurti ka mbajtur të dielën një mbledhje, ku temë kryesore ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit

Ish-ushtaraku, Ismet Ibishi, ka thënë se mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës pas ngjarjeve në Lindjen e Mesme është një mënyrë dhe rregull i pashkruar, që kurdo ka kriza dhe luftë ai mblidhet dhe shqyrton situatën dhe mundësitë e ndërlidhjes së këtyre ngjarjeve dhe rreziqeve të mundshme për vendin tonë.

“Situatën unë e shoh më të rëndë që Serbia ka një ofensivë të tërë drejtë Bosnjës e Malit Zi. Për neve ka rëndësi situata në këto shtete që kemi në kufi  pasi kjo na bënë më të ndjeshëm nga këto lëvizje të Serbisë që ka kohë që po ndërmerr masa të tilla”, tha Ibishi

Sipas Ibishit tendenca ruse nëpërmjet Serbisë është që të ngrisë tensione.

“Tendenca e Rusisë nëpërmes Serbisë si aleati më i madh në Ballkan, është që të ngre tensione e të vie te ndonjë shpërthim i mundshëm i situatës gjë që do të lehtësonte barrën dhe do të tërhiqte vëmendjen e opinionit botëror në regjionet tjera jashtë Ukrainës. Kjo është çka Rusia dhe Serbia tentojnë në këtë kohë”.

Sa i përket Serbisë Ibishi theksoi se qëllimi kryesor i saj është Kosova.

“Vuçiqi thotë që unë po e pres momentin më të volitshëm. Ai e ka thënë qartë që ka pretendime të tilla. Por jemi në ombrellën e NATO-s dhe KFOR-it. Serbia do të zhvillojë luftë hibride në Kosovë. Do të tentojë dhe është duke përgatitur njësitë që në mënyrë të fshehur t’i fusë në Kosovë pa uniforma dalluese ku tentuan një herë e në herën tjetër do të jenë edhe në  mënyrë më të maskuar”.

“Mendoj që Kosova dhe institucionet tona të fillojnë me përgatitje të policisë rezervë, ushtrisë, zjarrfikësve rezervë që të ngritë numrin e njerëzve për siguri të brendshme”, tha Ibishi.

Por ndryshe mendon ish-inspektori në AKI, Shkëlzen Sopjani sipas së cilit ngjarjet në lindjen e mesme vështirë se mund të kenë efekt në Ballkan dhe ën Kosovë veçanërisht.

Sipas tij pas kësaj ngjarje mund të ketë implikime indirekte por ai nuk e sheh që mund të ketë ndonjë implikim të drejtpërdrejtë i cili do ta rëndojë apo të ndikojë në mënyrë substanciale në çështjen e Sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Sulmi i Iranit ishte kryekëput për qëllime të brendshme për shpëlarje fytyre pasi pasojat e sulmit ishin joekzistente pasi pas gjithë atyre dronëve vetëm dy me sa e di kanë depërtu dhe mund të ndodh që depërtimi i tyre nëse mund të them është bërë me leje të Izraelit sa me pa se me çfarë po ballafaqohen”, tha Sopjani./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...