27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Kurti mburret me rezultatet e arsimit: Mbi 4 mijë bursa për tri vite, 50% e studentëve janë vajza dhe gra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën Ndërkombëtare të Rinisë për VETËVENDOSJE! “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy, tha se një nga sfidat kryesore me të cilët përballet Kosova për integrim në Bashkimin Evropian, është rindërtimi e rpërtrirja e vlerave sociale.

Sfidë tjetër kryesore mbetet arsimi cilësor, megjithatë, kryeministri Kurti u krenua me rezultatet e udhëheqjes së qeverisë, duke thënë se janë 4 mijë e 630 bursa për tri vite që u janë dhënë vajzave dhe grave.

“Sfida kryesore që kemi sot është pikërisht rindërtimi e ripërtërija e vlerave social demokratike. Mbi vlerat, rikthimi tek vlerat dhe principet e ku bëjnë pjesë liria e cila mundëson zhvillimin e provincave, bën pjesë demokracia që garanton pjesëmarrjen trajtimin me respekt mbi të cilin bie përgjegjësia shtetërore që asnjëri të mos mbetet prapa”, tha Kurti.

“Arsimin cilësor, sa i përket tregut të punës ka edhe një vend pune në ekonomi. për këtë ne si qeveri jemi angazhuar sa i përket arsimit publik qe e kemi bërë falas, bursa për vajza janë 4 mijë e 630 bursa për tti vite, nuk ka asnjë investim ku kthimi ka qenë më i madh për vajza dhe gratë, 50 për qind e studentëve janë vajza dhe gra, ndërkohe mesatarja e BE-së është 17 për qind”, ka shtuar Kurti.

“Në 12 profile, në 23 shkolla në 14 komuna anembanë Kosovës kanë ndjekur mësimet në sistemin dual 120 nxënës, qëllimi jonë është të mësojmë profesionalizimin akademik”, u shpreh Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...