-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Kurti me kërkesat e vjetra për emisarin e ri: Nënshkrim të marrëveshjes, dorëzimin e Radojçiqit dhe tërheqjen e letrës së Ana Bërnabiq nga BE-ja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Në këtë takim të parë ndërmjet tyre, kryeministri Kurti dhe Sorensen diskutuan për dialogun me Serbinë dhe rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, të vitit 2023 dhe aneksit të saj.

Siç njofton ZKM, Kurti në takim tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia.

Kurti po ashtu ka potencuar se për të ecur përpara, nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin, njofton ZKM.

“Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit të vitit 2023 dhe aneksit të saj. Në të njëjtën kohë, ai tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja. Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Në Mynih me Sorensenin gjatë ditës së sotme është takuar edhe presidentja, Vjosa Osmani

Osmani ka thënë se me Sorensenin diskutuan mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritëshmëritë nga dialogu i Brukselit.

Presidentja ka siguruar se Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët që procesi i dialogut të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...