16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

Kurti me ministra bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-deputetit Ali Lajçi, i cili u nda nga jeta të hënën,

Kurti, nënshkroi edhe në librin e zisë.

Më herët, homazhe kanë bërë edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ish-veprimtari i çështjes kombëtare, Ali Lajçi ka vdekur ditën e hënë.Lajçi ishte i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.

Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...