16.7 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Kurti me ministra i prinë marshit të Paradës së Krenarisë

Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” ka nisur mbledhja në sheshin e Prishtinës për të shënuar Javën e Krenarisë për këtë vit.

Me paradën e sotme në shesh do të përmbyllet Java e Krenarisë për këtë vit.

Në paradë po marrin pjesë edhe figurat politike si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefja e grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Ideja është që të tregojmë solidaritet më gjithë ata që vazhdojnë të jenë në një pozitë të pafavorshme. Kërkesa primare është ndërtimi i strehimoreve pasi shumë pjesëtarë të komunitetit jetojnë në ambiente të pasigurta. Pastaj kodi civil ku çdo vonesë përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Po ashtu, edhe ligji për gjendjen civile, ligji mbi shëndetin mendor”, tha aktivisti Blert Morina.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje për pranim të pjesëtarëve të këtij komuniteti në shoqëri, dhe që ata të jenë të hapur të deklarohen për orientimin seksual.

“Mund të them se çdo vit Parada e ka një perspektivë dhe qasje tjetër, përmes së cilës synohet që përfaqësuesit e komunitetit të ndihen të lirë, të jenë ata që me të vërtetë janë”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Parada e Krenarisë shënon aktivitetin e fundit në kuadër të Javës së Krenarisë, e cila ka nisur prej 3 qershorit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...