Kryeministri Albin Kurti ka marë pjesë në drekën e shtruar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsakahna, në kuadër të Samitit të 8-të Global të Partneritetit për Qeveri të Hapur, që këtë vit po organizohet nga Qeveria e Estonisë.
Sipas njoftimit të ZKM’së, përgjatë drekës, udhëheqësit e delegacioneve pjesëmarrëse, diskutuan për zhvillimet e fundit në rajonet përkatëse, pasojat e agresionit të vazhdueshëm rus, dhe rreziqet nga kërcënimet kibernetike, sidomos ato që vijnë nga Rusia.
“U diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit, në rrafshin politik, ekonomik, dhe të sigurisë, si dhe për vlerën e shkëmbimeve të përvojave në demokratizim të shoqërive dhe reformim të administratës publike drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.
Njoftimi i plotë i ZKM’së:
Në kuadër të Samitit të 8-të Global të Partneritetit për Qeveri të Hapur, që këtë vit po organizohet nga Qeveria estoneze, ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, shtroi një drekë pune në të cilin ishte i ftuar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Përgjatë drekës, udhëheqësit e delegacioneve pjesëmarrëse, diskutuan për zhvillimet e fundit në rajonet përkatëse, pasojat e agresionit të vazhdueshëm rus, dhe rreziqet nga kërcënimet kibernetike, sidomos ato që vijnë nga Rusia.
U diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit, në rrafshin politik, ekonomik, dhe të sigurisë, si dhe për vlerën e shkëmbimeve të përvojave në demokratizim të shoqërive dhe reformim të administratës publike drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët./Njeshi/