9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Kurti mirëpriti ambasadorin e ri jorezident të Lituanisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim njoftues ambasadorin e ri jorezident të Lituanisë, Eduardas Borisovas, të cili i uroi mbarësi në detyrën e tij të re dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Lituanisë përgjatë fazave tona të shtetndërtimit, veçanërisht në avancimin e Kosovës në procesin e integrimit në BE.

U theksua dhe gatishmëria e rëndësia e fuqizimit si dhe rritjes së bashkëpunimit në fusha si siguria e mbrojtja, ekonomia dhe tregtia, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.

Tutje bëhet e ditur se gjatë takimit, Kurti gjithashtu e përkujtoi Andreus Shenaviciusin, zyrtarin doganor të EULEX-it me kombësi lituaneze, i cili u vra më shumë se 10 vjet më parë, më 19 shtator 2013, në afërsi të Zveçanit.

Nga ana e tij, ambasadori u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë shumë të mira, dhe se në bazë dhe të përvojave të Lituanisë në kalimin përmes proceseve të ndryshme, e kupton mirë dhe mbështet Republikën e Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...