16.7 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

“Kurti na pati thënë, të keni shumë kujdes çfarë flisni” – Haki Abazit flet pasi i dolën fjalët për Mimoza Kusarin

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash deputet i pavarur, Haki Abazi, ka folur pas audio-incizimit që i doli shefes së grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari Lila me terroristin serb, Milan Rajdoqiqin.

Abazi  ka thënë se ka pasur raste kur deputetët e VV’së janë shantazhuar e janë kërcënuar për të mos qenë pjesë e listës së VV’së.

“Do të ishte jonjerëzore sikur unë t mos kisha një element statisfaksioni që nuk jam I vetëm, ose nuk kam qenë I gabuar kur kam thënë se ajo që po ndodhë është një fragmentim total. E para ka qenë Doarsa Kica që u largua prej grupit parlamentar, mandej ka qenë Fatmir Humolli, pastaj unë.

Përbrenda ka ndodh një zierje totale, e stigmatizimit, përjashtimit, kërcënimit, shantazhimit të deputetëve të VV’së, deri në formën që vetë Kusari, aty ishte edhe Kurti, është thënë që duhet ta keni me shumë kujdes qëndrimin e juaj, qoftë edhe atë public, sepse kjo mund tju kushtoj herave tjerë për të qenë ose mos qenë në listën e VV’së”./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...