17.1 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Kurti ndjek nga afër demonstrimin e përgatitjeve dhe aftësive të njësive elite të Policisë

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë sot në një demonstrim të përgatitjeve dhe aftësive të njësive elite të Policisë së Kosovës, në shënim të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti ka parë nga afër pajisjet taktike, mjetet e punës dhe përgatitjet profesionale të njësive elite të Policisë në përballje me çdo rrezik.

Kurti ka thënë se me këtë demonstrim edhe partnerët ndërkombëtarë e edhe ndonjë skeptikë e kanë parë se Policia e Kosovës është jo vetëm më e afta, më e disiplinuara, më profesionalja në rajon, por edhe më gjerë.

“Ky demonstrim i të gjitha njësive të specializuara të policisë sonë që nga mbrojtja e afërt e deri te Njësiti K9, padyshim që e ngjallë besueshmërinë tek të gjithë njerëzit dhe e rritë atë për të gjithë ata të cilët tashmë e kanë pasur. Edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, edhe ndonjë skeptikë që mund të ketë ngelur ndokund, me këtë demonstrim e ka parë që Policia e Kosovës është jo vetëm më e afta, më e disiplinuara, më profesionalja në rajon, por edhe më gjerë. Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë përherë pranë jush, sepse ju jeni pranë qytetarëve për hir të sundimit të ligjit, ruajtjes së sovranitetit shtetëror e të integritetit territorial, mbrojtjes së paqes e të sigurisë”, citohet të ketë thënë Kurti.

Adresimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Ju faleminderit shumë për këtë demonstrim të jashtëzakonshëm të përgatitjes profesionale dhe të aftësive tuaja që edhe të shpëtoni nga rreziqet e mëdha personalitetet shtetërore, por gjithashtu edhe të përballeni me turma të cilët synojnë destabilizimin e vendit tonë e të rendit kushtetues e juridik.

Sot me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ne jemi krenarë që ju kemi juve për punën e shërbimin që keni bërë, për kontributin që keni dhënë deri në sakrificë, e ku para së gjithash dhe mbi të gjitha kujtojmë e përkujtojmë 23 heronjtë e Kosovës nga radhët e policisë tonë.

Ky demonstrim i të gjitha njësive të specializuara të policisë sonë që nga mbrojtja e afërt e deri te Njësiti K9, padyshim që e ngjallë besueshmërinë tek të gjithë njerëzit dhe e rritë atë për të gjithë ata të cilët tashmë e kanë pasur. Edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, edhe ndonjë skeptikë që mund të ketë ngelur ndokund, me këtë demonstrim e ka parë që Policia e Kosovës është jo vetëm më e afta, më e disiplinuara, më profesionalja në rajon, por edhe më gjerë.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë përherë pranë jush, sepse ju jeni pranë qytetarëve për hir të sundimit të ligjit, ruajtjes së sovranitetit shtetëror e të integritetit territorial, mbrojtjes së paqes e të sigurisë.

Urime të gjithëve 25-vjetori i Policisë së Kosovës, e unë shpreh mirënjohjen time të përzemërt dhe falënderimin e thellë e ju dëshiroj sa më shumë suksese e sa më pak punë.

Gëzuar!  /Njeshi/

 

   

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...