15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Kurti në Austri për të diskutuar për socializmin dhe demokracinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë, njoftoi Zyra e Kryeministrin.

Atje merr pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”, thuhet në njoftim.

Axhenda e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor të Socialistëve dhe Demokratëve:

8 dhjetor 2022

Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore!

08:15 Regjistrimi

09:00 Fjala e hapjes nga znj. Iratxe García Pérez eurodeputete, Presidente e Grupit S&D

Moderatorët:

Z. Andreas Schieder eurodeputeti, bashkë-kryetar i Forumit Global Progresiv (GPF)
Znj. Isabel Santos eurodeputete, Raportuese e PE për Shqipërinë

09:15 E ardhmja e zgjerimit të BE-së pas Samitit të Tiranës

Z. Nermin Nikshiq deputet, kryeministër i fmr, lider i Partisë Social Demokrate, Bosnjë e Hercegovinë (SDP)
Z. Peda Grbin deputet, Kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kroacisë (SDP)
Z. Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, Kryetar i Levizjes Vetëvendosje (LVV)
Z. Milo Gjukanoviç, President i Malit të Zi, Kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS)
Z. Rasko Konjevic, zv.kryeministër i fmr, lider i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi (SDP)
Z. Dimitar Kovacevski, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Kryetar i Bashkimit Social Demokrat të Maqedonisë (LSDM)
10.25 Shkëmbim i hapur ndërmjet eurodeputetëve dhe mysafirëve të ftuar

10.55 Miratimi i Deklaratës së Samitit

11.00 Bashkëpunimi i forcave progresive në një Evropë të zgjeruar

Z. Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
Z. Nebojsha Novakoviq deputet i Partisë Demokratike (DS), Serbi
Deputetja Marinika Tepic, kryetare e opozitës në Parlamentin serb, Partia për Liri dhe Drejtësi (SSP)
Z. Tonino Picula, deputet në Parlamentin Evropian, Koordinator i Grupit S&D për Punë të Jashtme
11.25 Shkëmbim i hapur ndërmjet eurodeputetëve dhe mysafirëve të ftuar

11.55 Fjala përmbyllëse nga Zëvendëspresidenti i S&D, Z. Pedro Marques, eurodeputeti./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...