19.1 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Kurti në Chopin Piano Fest: Suksesi i artistëve tanë përtej Evropës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e shënimit të edicionit të 14-të të “Chopin Piano Fest”, ka marrë pjesë në hapjen e këtij festivali, i cili për 14 mbrëmje me radhë do të ofrojë netë të veçanta dhe të paharrueshme pianistike.

‘Chopin Piano Fest’ është arritje e një komuniteti të përkushtuar artistik që publikut të Kosovës ia ofron cilësinë botërore të interpretimit pianistik, andaj me këtë rast kryeministri Kurti shprehu falënderimin ndaj dy organizatorëve për punën dhe përkushtimin ndaj këtij festivali.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, gjatë fjalës së tij, ndër të tjera, kryeministri përmendi edhe hapjen e ekspozitës personale të Petrit Halilaj, ekspozitën “Abetare” në Nju-Jork, pastaj pavijonin e Kosovës me Doruntina Kastratin që u shpërblye në një konkurrencë botërore në Bienalen e Venedikut, shfaqjen e Teatrit Kombëtar në bashkëprodhim me katër teatro nga shtete evropiane, festivalin e Kanës, ku filmi “Rrugës” i Samir Karahodës garoi për çmim në kategorinë e filmave të shkurtër. Kurti përmendi edhe Kori Siparantum, që së bashku me Orkestrën Simfonike të Vjenës, Wiener, performuan Simfoninë e Nëntë të Ludwig van Bethovenit me rastin e shënimit të 200-vjetorit të premierës së Simfonisë.

“Suksesi i artistëve tanë shtrihet edhe përtej kufijve të Evropës. Arti dhe lidhja jonë me botën, krijimtaria e artistëve tanë, është vlera jonë e shtuar për të tjerët dhe në komunikim e bashkëpunim me të tjerët”, ka thënë kryeministri Kurti. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...