24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Kurti në drekë me pesë ambasadorë: Diskutime për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, sot pati një drekë pune të përbashkët me të, Ambasadorin e Suedisë, Jonas Ëesterlund, Ambasadoren e Holandës, Karin Boven, Ambasadorin e Belgjikës, Grégoire Cuvelier dhe Shefin e Misionit në Ambasadën e Luksemburgut, Eric Dietz.

Siç tha Zyra e Kryeministrit, ata kanë diskutuar rreth “zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë dhe tema tjera me interes në kuadër të komunikimeve dhe shkëmbimeve të rregullta ndërmjet Qeverisë dhe shteteve partnere”.

ZKM tha se Kurti shprehu mirënjohjen e tij për “raportet e mira dhe për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre shteteve ndaj Kosovës, sidomos në proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe NATO”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...