2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Kurti: Në mandatin tjetër, 1 miliard euro për bizneset prodhuese

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka premtuar 1 miliard euro për bizneset prodhuese në mandatin e rradhës.

Këtë premtim ai e ka dhënë pas vizitës që i ka bërë mëngjesin e së hënës kompanisë vendore “Termopan” në Mazgit.

Kurti ka thënë se kjo kompani ka përfituar blerje të makinerive dhe angazhim të punëtorëve nga dy masa të qeverisë nëpërmjet SuperPunës.

“Mëngjesin e nisëm në zonën industriale në Mazgit, te kompania Termopan, prodhuese e dyerve dhe dritareve, që eksporton më shumë se 90% të produktit te saj në Gjermani. Kjo kompani familjare vepron që nga viti 1957, e sot punëson 73 punëtorë që operojnë në hapësirë prodhuese prej 5500 m2. Në tre vitet e fundit kanë ngritur punësimin për 50%, kurse rritjen ekonomike vetëm vitin e fundit e kishin rreth 40%. Përveç dyerve dhe dritareve, Termopan prodhon edhe panele dekoruese për dyer të hyrjes. Aq i lartë është prodhimi i saj, sa që importi i këtij produkti është zvogëluar pothuajse 100%. Qeveria jonë i ka qëndruar dhe do të vazhdojë t’i rrijë afër bizneseve vendore. Termopan ka përfituar nga dy masa të qeverisë sonë, përfshirë blerjen e makinerive dhe angazhimin e punëtorëve nëpërmjet SuperPunës. Në mandatin tjetër, 1 miliard euro për bizneset prodhuese”, ka shkruar Kurti në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...