14.7 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Kurti në nderimin e Walker me titullin “Doctor Honoris Causa”: Mik i së vërtetës, përherë edhe mik i Kosovës

“Para se të jetë mik i Kosovës, ishte dhe është mik i së vërtetës e duke qenë mik i së vërtetës, mbetet përherë edhe mik i Kosovës”.

Kështu ka deklaruar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në nderimin e ish-ambasadorit Walker me titullin, “Doctor Honoris Causa”.

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”.

Pjesë e ngjarjes e cila po zhvillohet në Hotelin “Dukagjini” në Pejë, ishte dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ky i fundit ka cilësuar ish-ambasadorin Walker si një mik të mire jo vetëm të popullit por edhe të tijin

“Një mik i mirë mund të jetë shpëtimi i nevojshëm. Madje edhe atëherë kur nuk e kemi një mik të mire janë pikërisht kohërat e vështira ato që mund t’a sjellin një të tillë. Në botëne  traditave shqiptare, miku i shtëpisë është një figurë tejet e respektuar e cila nderohet deri në paprekshmëri. Sipas kodeve tona zakonore shqiptare të mikëpritjes që është vlerë e theksuar e jonja. Sot jemi mbledhur pikërisht për të nderuar një mik të madh  të Kosovës dhe të popullit të saj, diplomatin amerikan, William Walker…Walker është me të vërtetë një mik i popullit të Kosovës sepse mes njerëzve të vendit tone, janë të paktë qytetarët e huaj që janë kaq gjerësisht të njohur e kaq unanimisht të vlerësuar sikurse zotëri Walker. Në këtë pikë dua të them veçanërisht se ambasadori Walker është edhe miku im që nga koha e luftës kur jemi takuar për here të parë dhe jemi njohur në Prishtinë e deri më sot, ku po ritakohemi sërish në Pejë”, ka deklaruar Kurti.

Ky   fundit ka thënë se libri do të mbetet një dëshmi të cilën ai mezi pret ta ndajë ashtu që historia e masakrës së Kosovës pëgjatë luftës të ndahet tek ata që nuk dine shumë për masakrën e Reçakut.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën e 11 janarit, miratoi vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për promovimin e librit “Reçaku” të ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Armand Krasniqi gjatë fjalës së tij tha se William Walker me veprën e tij ka bërë ndryshimin e historisë së Kosovës.

“Si asnjëherë më parë jam i nderuar që para profesorëve të universitetit dhe studentëve të ju përshëndes dhe të ju uroj mirëseardhje në vendin tonë. Sa herë kujtojmë e flasim me ju, qytetarët me mendje e zemër përulen para jush për ndryshimin e historisë së popullit tonë”, ka thënë Krasniqi.

Edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ambasadori Walker çdo herë do të jetë në zemrat e qytetarëve të Kosovës, si një njeri që ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë në jetën e tyre.

“Në emër të qytetarëve të Komunës së Pejës i dëshiroj ambasadorit shëndet dhe jetë të gjatë, duke i thënë se çdo herë do të jetë në zemrat tonë, si njeri që ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë për jetën tonë”, ka thënë Muhaxheri./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...