3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Kurti në panel me Vuçiqin në Davos, ku u fol për sigurinë gjeopolitike të rajonit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një panel në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Kurti tha se në këtë panel u fol për dialogun e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit.

“Siguria gjeopolitike  e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, shkroi Kurti.

Në fotografitë e publikuara nga Kurti, shihet se pjesë e këtij paneli ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...