Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë në rrjetin social “X” një pjesë të fjalimit të tij në Forumin e Paqes në Paris
Kurti nga kryeqyteti i Francës ka thënë se një lider i korruptuar cenon sigurinë kombëtare.
Ai ka shtuar se duhet parë korrupsionin në termat e sigurisë kombëtare dhe jo vetëm në ata shkeljeve ligjore dhe dëmit të ekonomisë.
“Kur keni një udhëheqës të korruptuar… ju keni një cenueshmëri të caktuar në sigurinë kombëtare. Kështu që ne duhet të shohim rrezikun e korrupsionit edhe në aspektin e sigurisë kombëtare jo vetëm në aspektin e shkeljes ligjore dhe dëmtimit të ekonomisë”, është shprehur kryeministri./Njeshi /