25.7 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Kurti në pritjen lamtumirëse të shefit të zyrës së BE’së: Mandat plotë ngjarje, nganjëherë me tensione

Kryeministri  Albin Kurti, mori pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar mbrëmjen e sotme nga Zyra e BE-së në Kosovë, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit Tomáš Szunyog si shef i zyrës së BE-së. Mandatin e shefit të zyrës së BE-së, e ka përshkruar me plotë ngjarje kryeministri. Kurti është shprehur se mandati i tij dhe i Szunyog herë pas here është karakterizuar edhe me tensione.

“Mandati juaj, që përkon me timin, ka qenë i mbushur me ngjarje. Ndonëse herë pas here është karakterizuar nga tensione, ajo ka qenë kryesisht e dominuar nga rezultate konkrete dhe historike që shpesh anashkalohen”, është shprehur Kurti në fjalën hyrëse të tij

“Dua t’ju falënderoj për të gjitha takimet, bisedat dhe diskutimet që kemi pasur së bashku, të cilat kanë qenë të shumta, dhe për praninë tuaj aktive në kaq shumë fusha të qeverisjes sonë”, ka thënë tutje Kurti.

Sipas ZKM-së, në fjalën e tij, ai tha se Bashkimi Evropian përfaqëson të ardhmen për Kosovën – një familje kombesh në të cilën vendi ynë aspiron t’i bashkohet dhe të kontribuojë, me të cilën ndajmë vlera të përbashkëta dhe kemi synime të njëjta për të ardhmen. “Jo rastësisht Kosova aktualisht është vendi më pro BE-së, me nëntëdhjetë e pesë përqind të qytetarëve që mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri.

“Gjatë mandatit tuaj, Kosova shënoi arritje të rëndësishme në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ato më historiket ishin aplikimi ynë për anëtarësim në BE në fundin e vitit 2022 si dhe liberalizimi i vizave i cili filloi nga ky vit”, u shpreh kryeministri.

Në përfundim, kryeministri shprehu vlerësimin për kontributin e ambasadorit Szunyog si dhe i uroi suksese të mëtejme në detyrën e tij të radhës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...