7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Kurti në Sarajevë falënderohet për ndihmën që Kosova i dha Bosnje e Hercegovinës

Takimet zyrtare në Sarajevë, kryeqendrën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, i filloi me Denis Beçiroviqin, anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, njëherësh Kryetarin e Presidencës dhe Zhelko Komshiqin, anëtarin kroat të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në dy takime të njëpasnjëshme në ndërtesën e Presidencës, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin tregtar, me ç’rast u shqyrtua mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik, dhe për të shtuar shkëmbimet në kulturë dhe edukim.

Kurti theksoi se njoftimi i Qeverisës së Republikës së Kosovës sipas së cilit nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pra më pak se një muaj, qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë drejt Kosovës me letërnjoftime, do të kontribuojë shumë në rritjen e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë që edhe Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen e mobilitetit për lëvizje të lirë e dalë nga Procesi i Berlinit, në mënyrë që përfitimet nga lëvizja e lirë të jenë të dyanshme.

Në kumtesën për media të dërguar nga zyra e kryeministrit, tuje bëhet e ditur se gjatë takimeve u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vendet respektive dhe në rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në kuadër të Procesit të Berlinit me qëllim integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në përballje me ndikimet e jashtme keqdashëse.

Kurti falënderoi Beçiroviqin dhe Komshiqin për mikpritjen në Sarajevë dhe bisedën e hapur dhe produktive.

Ndaj Kurti u shpreh mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe ndihmën financiare që Republika e Kosovës kishte dhënë në përballje me përmbytjet tragjike në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë muajit tetor, dhe për shpalljen e 11 Korrikut si Ditë Përkujtimore të Gjenocidit të Bosnje dhe Hercegovinës.

Pas takimeve në Presidencë, kryeministri Kurti do të vijojë vizitën me takime në Këshillin e Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...